image Përparim Rama flet për Sinjalin: Është lëshim i KQZ-së, kam aplikuar me letërnjoftim të Kosovës

Politikë

Përparim Rama flet për Sinjalin: Është lëshim i KQZ-së, kam aplikuar me letërnjoftim të Kosovës

news image

Zyra për Regjistrim dhe Certifikim e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar kandidaturën e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës, me arsyetimin se i njëjti ka aplikuar për certifikim me letërnjoftim të UNMIK-ut, raporton Gazeta Sinjali.

Por këtë gjë po e mohon vetë kandidati i LDK-së për të parin e kryeqytetit.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali Rama tha se bëhet fjalë për një lëshim teknik të KQZ-së, respektivisht të Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim, pasi që ai ka aplikuar me letërnjoftim të Kosovës.

“Po, ka qenë një lëshim teknik, më duket, prej KQZ-së sepse unë kam aplikuar me letërnjoftim të Kosovës. Dmth, e kam letërnjoftim dhe ata po shikojnë me e përmirësu, kanë kohë me e përmirësu. Po, kur kam aplikuar, kam aplikuar me letërnjoftim të Kosovës, d.m.th., nuk ka qenë lëshim prej nesh, prej nesh, krejt ka qenë në rregull, vetëm atje është ndonjë problem teknik, me siguri diku, ata janë duke shiku me përmirësu”, tha Rama./Gazeta Sinjali/