image Përparim Rama deklarohet për qenin në mbajtje, jep një përgjigje epike

Politikë

Përparim Rama deklarohet për qenin në mbajtje, jep një përgjigje epike

news image

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës thotë se po bëjnë gjithçka për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë. Thotë se si kryeqytet s’mund të bëjnë vetëm më shumë, sepse u duhet ndryshimi i ligjit dhe bashkëpunimi me qytetet përreth. Rama gjithashtu ka pasur një përgjigje për të gjithë ata që qeshën me deklaratën e tij “për qenin në mbajtje”.

“Problemi i qenve endacakë nuk mundet me u zgjedh vetëm në nivelin e kryeqytetit për arsye se vjen edhe prej komunave përreth. Duhet një rishqyrtim i ligjit. Ne si kryeqytet jemi të vetmit që jemi marrë me seriozitet me problemin e qenve endacakë”, tha Rama.

“Duhet definicioni i qenve endacakë të mos ekzistojë. Duhet që qentë të jenë pronë ose e Komunës ose e Organizatave Joqeveritare që janë për mbrojtjen e kafshëve ose në pronësi të familjeve të ndryshme”, shtoi ai për RTK-në.

Rama tregoi propozimet e komunës për zgjidhjen e këtij problemi.

“Kemi propozuar që në momentin që nxinen qentë endacakë të kastrohen të sterilizohen edhe t’i japim për adoptim dhe t’i subvencionojmë familjet që duan me i adaptu qentë endacakë. Edhe nëse në një periudhë kohore s’kemi interes të adaptimit, atëherë duhet me vendos çka me bo me ata qenë. Me ligj s’kemi mundësi tjetër pos me i kastru e sterilizu dhe me i kthy aty ku i merr”, tha Rama.

I pari i kryeqytetit u përgjigj me pyetje atyre që e kritikuan deklaratën e tij “për qenin në mbajtje”.

“Po normal ‘mbajtje’ se ti…tregoma një fjalë tjetër ti nëse e nxen një qen çka bën me të”, pyeti Rama.

Ai shtoi se i merr me sportivitet kritikat.

“S’ka pasur keqkuptim tjetër këtu, Jemi një popull që dojnë me bo hajgare dhe është mirë që ne gjejmë momente për me qesh dhe me bo hajgare sepse kemi probleme të shumta dhe nëse s’qeshim na kap zemra”, theksoi Rama.

/GazetaSinjali/