Në Pallatin e Drejtësisë gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përleshje.
Sipas informacioneve të cilat i ka bërë të ditura Policia e Kosovës, bëhet fjalë për një person me inicialet G.S 31-vjeçar, i cili ka sulmuar një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sot nga njësia policore e stacionit Jugu, është arrestuar një i dyshuar për një rast sulmi dhe kanosjeje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në Pallatin e Drejtësisë, me ç’ rast i dyshuari kishte sulmuar dhe kanosur viktimën. I dyshuari; G. S, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh. Me qëllim të sqarimin dhe zbardhjes së plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale “Sulm & Kanosje”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /GazetaSinjali/