Disa persona janë rrahur mes vete sot rreth orës 16:47 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se për këtë rast tre persona janë dërguar në stacionin Policor “Qendra”.
“Sot, më 19.9.2020, në 16:47, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Agim Ramadani’ (prapa teatrit). Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor ‘Qendra’ tre persona që ishin të përfshirë në këtë rast. Rasti është duke u trajtuar nga policia”, tha Krasniqi./Gazeta Sinjali/