Mbrëmjen e sotme në rrugën “Afrim Loxha” në kryeqytet ka ndodhur një përleshje, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve, një person ka mbetur i lënduar me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin e konfirmoi për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person (mashkull) është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, njoftoi Ahmeti. /Gazeta Sinjali/