image Përleshje në një "Fast Food" në Tiranë, dy të rinj e therin rëndë me thikë 23-vjeçarin

Rajon

Shqipëri/ Përleshje në një “Fast Food” në Tiranë, dy të rinj e therin rëndë me thikë 23-vjeçarin

news image

Një sherr ka ndodhur në një “Fast Food” në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku si pasojë një person është plagosur rëndë me thikë.

Në konflikt janë përfshirë tre persona, ndërsa policia bën të ditur se ka arrestuar dy të rinj.

“Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale.

Dy të rinjtë e arrestuar R. O. dhe A. G., akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.