Gjatë mesditës së sotme, një person është therur me thikë në Deçan.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Krejt ky rast, ndodhi pas një përleshje në një market të këtij qyteti, e që përfundoi me një person të plagosur dhe një të arrestuar si të dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00. Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit të Pejës. Viktima ka shkuar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra nga mjeti i mprehtë (thikë). Në vendin e ngjarjes ka dal policia“, tha Gashi.
Ai tutje shtoi se i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, ndërsa mjeti i përdorur është sekuestruar.
Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.