image Përleshje mes pronarëve të agjencioneve turistike në Lipjan, ekskursionet e nxënësve mollë sherri

Siguri

Përleshje mes pronarëve të agjencioneve turistike në Lipjan, ekskursionet e nxënësve mollë sherri

news image

Një ngatërresë mes pronarëve të dy agjencioneve turistike, ka ndodhur dje në orët e pasdites, në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të jetë çështja e ekskursioneve të nxënësve, ka eskaluar në konflikt fizik.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Miran Fejzullahun,  pronar i agjencionit turistik “Gmica Travel”, i cili dyshohet se u sulmua nga përfaqësuesi i “Arioza Travel”, Kastriot Gashi.

Në dëshminë e Fejzullahut të dhënë në Polici, thuhet se Gashi e ka sulmuar në zyrën e tij, pas një fjalosje që kishin pasur me njëri-tjetrin për punën e ekskursioneve.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka intervistuar të dyshuarin, i cili para hetuesve policorë ka thënë se nuk ka goditur viktimën, por vetëm kanë pasur mosmarrëveshje më të.

Pas marrjes së deklaratave nga dy palët, Prokurori ka vlerësuar se i dyshuari, Kastritot Gashi, duhet të ndalohet për 48 orë dhe ngarkohet me veprën penale “sulmi”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Kastriot Gashi
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Miran Fejzullahu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/