image Përleshje mes Policisë dhe pronarëve të një restoranti në Pejton, të lënduarit dërgohen në Emergjencë

Siguri

Përleshje mes Policisë dhe pronarëve të një restoranti në Pejton, të lënduarit dërgohen në Emergjencë

news image

Një përleshje mes Policisë së Kosovës dhe pronarëve të restoranit “Extra Fish” në Pejton të Prishtinës ka ndodhur para pak minutash, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se arsyeja e përleshjes ishte mosrespektimi i masave antiCOVID, me ç’rast inspektorët kanë tentuar t’i shqiptojnë gjobë pronarit, mirëpo kanë hasur në rezistencë dhe me këtë rast ka nderhy policia, duke përdorur edhe sprej.

Përveç tij, burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se ka të lënduar edhe nga pala tjetër, pra nga restoranti.

Sipas këtyre burimeve, të lënduarit janë dërguar në Emergjencë të QKUK-së për trajtim mjekësor.

Për detaje të tjera, Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali