Dy grupe janë përleshur dje pas mesnate në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Një sinjalizues ka treguar se gjatë përleshjes janë përdorur edhe armët, ndërsa nga shkrepja e të tyre kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ata kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe disa fishekë.
Policia ka arritur t’i arrestojë tre persona, ndërsa njëri gjendet ende në arrati. /Gazeta Sinjali