image Rrahje masive në Zhur të Prizrenit/ Theret me thikë një i ri

Siguri

Rrahje masive në Zhur të Prizrenit/ Theret me thikë një i ri

news image

Mbrëmë pas mesnate në Zhur të Prizrenit ka ndodhur një rrahje masive mes të rinjve, ku njëri prej tyre është therur me thikë, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë hasur pesë persona (njëri prej tyre i lënduar), si të dyshuar në lidhje me këtë rast.

B. K., i datëlindjes 2003
A. K., i datëlindjes 2001
R. V., i datëlindjes 2003
R. S., i datëlindjes 2000 dhe
E. S., i datëlindjes 2006

Sipas policisë, i dyshuari R. S., 21 vjeçar, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi ka pësuar lëndime nga përdorimi i thikës, ku ka marrë plagë në gjoks afër zemrës dhe është ndaluar në spital për tretman mjekësor. Mjekët kanë deklaruar se nga plaga e shkaktuar nga thikA në pjesën e gjoksit, i dyshuari është në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetë.

Policia tutje bëri të ditur se në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një mjet pune i mprehtë në cilësinë e provave materiale.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit të mitur R.V. dhe E.S., ndalen për 24 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/