image Përleshje masive në ndeshjen finale të boksit në Shkodër (VIDEO)

Sporte Luftarake

Përleshje masive në ndeshjen finale të boksit në Shkodër (VIDEO)

news image

Kalon në dhunë finalja e kampionatit kombëtar të Boksit.

Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket duke u përleshur fizikisht.

Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat.

Për disa minuta ka patur përplasje teksa është nevojitur ndërhyrja e policisë së Shkodrës.

Pas përleshjeve, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga gara. /TCH/.

/Gazeta Sinjali Sporti/