Dy persona janë arrestuar pas një përleshje fizike me katër persona të tjerë.
Policia raporton se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj K-Shqiptar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/