Një përleshje ka ndodhur sot rreth orës 13:00 ndërmjet disa protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarëve të Komunës së Podujevës, e cila udhëhiqet nga LDK, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo përleshje erdhi si pasojë e një proteste të paparalajmëruar nga Vetëvendosje, të cilët me disa pankarta kanë shprehur pakënaqësi ndaj disa veprimeve të komunës së Podujevës.
Kështu kanë bërë të ditur në një pronocim për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Me 13.11.2020 rreth orës 13:00 është pranuar informata për një protestë të paparalajmëruar e rreth 20 personave të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj disa veprimeve të komunës së Podujevës ndërlidhur me çështje të caktuara.Të njëjtit kanë vendosur disa pankarta në rrethojat përpara komunës”, ka thënë Borovci.
Sipas Borovcit, dikush nga personeli i komunës ka filluar largimin e pankartave nga aty, ku më pas protestuesit në shenjë revolte kanë shfaqur sjellje agresive.
Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka shpërndarë protestuesit.
“Kjo situatë është neutralizuar nga ana e policisë e cila përgjatë gjithë kohës ka monitoruar ngjarjen.Protestuesit më pastaj janë shpërndarë të qetë”, ka thënë më tej Borovci./Gazeta Sinjali/