Në orët e para të mëngjesit një përplasje e madhe ka ndodhur mes grekëve rezidentë në ishujt Kios dhe Lesvos për të kundërshtuar planin për kampe të tjera për refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme.
Gjatë përplasjes madje pati dhe lëndime ku kryebashkiaku i Kiosit Stamatis Karmantzis dhe prifti dhe presidenti i Asamblesë të Klerit të Kiosit u dërguan në spital.
Banorët grekë të dy ishujve janë kundër politikës greke të Athinës për emigrantët pasi këto dy ishuj janë bërë baza të emigrantëve duke u mbipopulluar nga ta.
Policisë greke i është dashur që të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë 500 banorët e irrituar në Lesvos pasi u sulmuan me mjete të forta na ta.
Greqia ka momentalisht një kamp refugjatësh në Lesvos i cili është projektuar për 3 mijë veta, por deri tani numri i të akomoduarve aty ka shkuar në 18 mijë. Për këtë arsye qeveria greke ka planifikuar të bëjë kampe të tjera në ishujt Lesvos, Kios, Samos, Kos dhe Leros.