image Përleshja në seancën ndaj ish-komandantit, pesë persona ndalohen për 48 orë

Drejtësi

Përleshja në seancën ndaj ish-komandantit, pesë persona ndalohen për 48 orë

news image

Shkaku i përleshjes fizike në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren, janë ndaluar pesë persona për 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gjykata Themelore në Prizren më herët njoftoi se derisa po mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i akuzuar për krime lufte, pak para orës 12:00, saktësisht derisa po dëgjohej një dëshmitar, ka filluar një incident në mes të pranishmëve në sallë të gjykimit.

Pas nisjes së incidentit, është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, gardianëve të burgut, dhe i sigurimit të Gjykatës, (të cilët kanë qenë të pranishëm në sallë) për të ndërprerë incidentin dhe për të liruar sallën e gjykimit.

Pasi është liruar salla, Policia ka dërguar forca shtesë dhe kanë arrestuar të dyshuarit e rastit që shkaktuan incidentin, shkruan Gazeta Sinjali.

Në sallë të gjykatës kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit dhe familjarë të tyre, i akuzuari nën përcjellje të gardianëve të burgut dhe familjarë të tij të afërt.

Po ashtu Gjykata i ka ofruar bashkëpunim Policisë, objekti i Gjykatës është i pajisur me kamera të sigurisë, në sallë dhe korridore të Gjykatës, të cilat do ti shërbejnë Policisë së Kosovës për procedurën hetimore, për më tepër Gjykata do të pret raportin final pas procedurës hetimore nga ana e Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/