image Përleshja në qendrën tregtare në Prizren, katër të dyshuar po intervistohen në Polici

Siguri

Përleshja në qendrën tregtare në Prizren, katër të dyshuar po intervistohen në Polici

news image

Pak më parë në media u publikua një video ku shihet se disa qytetarë dhe sigurimi i një qendre tregtare janë përleshur për shkak të maskave.

Mirëpo Sinjali mëson se katër persona janë duke u intervistuar aktualisht, ndërsa një është dërguar në emergjencë për shkak të lëndimeve.


Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e rajonit të Prizrenit.

“Reth orës 16:39, policia ka pranuar një informatë për një përleshje në një qendër tregtare ne Prizren. Me rastin po merren njësia policore në Prizren”, kanë thënë nga policia për Sinjalin.

/GazetaSinjali/