Gazeta Sinjali raportoi sonte për një përleshje në rrugën “Arben Xheladini”, ku dy persona mbeten të lënduar si pasojë e therjes me thikë.
Sinjali ka mësuar se viktimat që pësuan nga goditjet me thika janë babai me të birin 17-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së QKUK-së, kanë bërë të ditur se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Sipas të njëjtave burime, djali që u ther me thikë i është përkeqësuar gjendja pasi ka gjakderdhje të madhe si pasojë e sulmit.
Të dyshuarit për këtë përleshje dyshohet se janë afërsisht të moshës së njëjtë me viktimën 17-vjeçar.
Sinjali mëson se ende nuk dihen motivet e kësaj përleshjeje.
Për këtë rast, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.