image Përleshja mes të rinjve në Pejë: Bie në pranga të Policisë edhe i dyshuari tjetër që bashkë me shokë rrahën 22-vjeçarin

Siguri

Përleshja mes të rinjve në Pejë: Bie në pranga të Policisë edhe i dyshuari tjetër që bashkë me shokë rrahën 22-vjeçarin

news image

Gazeta Sinjali para disa ditësh raportoi për një përleshje mes të rinjve në Pejë, ku për pasojë dy persona përfunduan në pranga të Policisë e një në spital. Rrahja ndodhi më 16 tetor, teksa të dyshuarit janë një 18-vjeçar dhe një 22-vjeçar. Por tashmë Policia ka arritur që të kap edhe një person tjetër të përfshirë në rast.

Burimet nga Prokuroria thonë se i arrestuari i radhës për këtë rast është K.L., 22-vjeçar, i cili është shoqëruar gjatë ditës së djeshme në stacion policor, ku pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Siç mëson Sinjali fillimisht i dyshuari i parë, 22-vjeçari A.K., ka tentuar ta godas me veturë një bashkëmoshatar (viktimën) e më pas ka dalë nga automjeti, ku bashkë me dy K.L., dhe një mik tjetër e kanë sulmuar viktimën fizikisht.

Në mbrojtje të këtij të fundit, ka dalë një mik i tij, 18-vjeçari E.Gj., i cili është përleshur me të dyshuarin tjetër, por që kjo i kushtoi me arrestim.

Të dyshuarit për këtë rast do të hetohen për veprën penale “Sulm”.

/GazetaSinjali/