image Përleshje mes të rinjve në Pejë: Disa persona rrahin një 22-vjeçar, shoku i tij hidhet në sulm

Siguri

Përleshje mes të rinjve në Pejë: Disa persona rrahin një 22-vjeçar, shoku i tij hidhet në sulm

news image

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Për një rast të tillë kanë përfunduar në prangat e Policisë edhe dy të rinj në Pejë, raporton Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një 18-vjeçar dhe një 22-vjeçar, janë prangosur të në rrugën “Lidhja e Pejës” në Pejë, nën dyshimin se janë përfshirë në përleshje, pasditen e së shtunës.

Siç mëson Sinjali fillimisht i dyshuari i parë, 22-vjeçari A.K., ka tentuar ta godas me veturë një bashkëmoshatar, e më pas ka dalë nga automjeti, ku bashkë me dy shokë të tij e kanë sulmuar viktimën fizikisht.

Në mbrojtje të këtij të fundit, ka dalë një mik i tij, 18-vjeçari E.Gj.,  i cili është përleshur me të dyshuarin tjetër, por që kjo i kushtoi me arrestim.

Dy të dyshuarit u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/