image Përleshen Lukaku e Brozovic, Conte nuk ndërhyn!

Futboll

Itali/ Përleshen Lukaku e Brozovic, Conte nuk ndërhyn!

news image

Romelu Lukaku dhe Marcelo Brozovic janë përleshur verbalisht pas pjesës së parë të ndeshjes kundër Slavia Praha në Ligën e Kampionëve të martën.

“Sportmediaset” raporton se gjithçka ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, ndërsa ishte i pranishëm edhe trajneri Antonio Conte, që çuditërisht nuk ka ndërhyrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson e përditshmja italiane, trajneri zikaltër i ka lënë të shfryheshin futbollistët mes vete, në mënyrë që kjo të sillte një reagim emotiv për pjesën e dytë dhe të fitohej ndeshja me grintë dhe nerv. Por, zikaltërit rrezikuan madje ta humbisnin ndeshjen.

Në fund të ndeshjes, Lukaku u sqarua me Brozovic, teksa trajneri në analizën që i ka bërë ekipit një ditë më pas, ka përdorur tone të forta duke u ndalur sidomos te fakti se sjellja që të tijtë treguan në 90 minuta.

“Ju dua si në 8 minutat e shtesës! Ajo është skuadra që un stërvis”, mësohet t’i ketë thënë Conte lojtarëve të tij.

Conte e ka cilësuar të paarsyeshme ndeshjen e dobët të zikaltërve. /Gazeta Sinjali/