image Përleshen 4 persona mes vete në Fushë Kosovë, bëhen për spital

Siguri

Përleshen 4 persona mes vete në Fushë Kosovë, bëhen për spital

news image

Katër persona janë arrestuar dje rreth orës 19:45 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “lëndim i rënd trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete shkak i një mosmarrëveshjeje që kishin pasur në trafik.

Tutje policia ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të marra të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor.

Kurse, me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/