image Përkeqësohet shëndeti i babait dhe vajzës, u karantinuan në shtëpi në Fier

Rajon

Përkeqësohet shëndeti i babait dhe vajzës, u karantinuan në shtëpi në Fier

news image

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e dy prej tre personave të një familje në Dërmenas të Fierit, të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre. Mësohet së babai dhe vajza kanë shfaqur komplikime me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulancë drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Gruaja e infektuar, e treta me COVID 19 vijon të qëndrojë në shtëpi, pasi paraqet gjendje të qëndrueshme shëndetesore deri më tani.

Ndërkohë pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP-se për të marrë tamponët për 17 mjekë, infermiere dhe sanitarë të ketij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditesh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61 vjeçare, e cila kishte fshehur faktin që kishte qenë në Itali, ku dhe mund të jetë infektuar.

Për të menaxhuar rastet spitali i Fierit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në urgjence, pediatri dhe maternitet të kenë me vete kartat e identitetit kur të paraqiten në keto mjedise dhe të deklarojne itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit. /Gazeta Sinjali/