image Përhapja e koronavirusit - Shqipëria ndërpret fluturimet në 10 aeroporte të Italisë

Rajon

Rajon/ Përhapja e koronavirusit – Shqipëria ndërpret fluturimet në 10 aeroporte të Italisë

news image

Autoriteti i Aviacionit Civil (ACC) ka njoftuar se ka vendosur pezullimin e fluturimeve nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe anasjelltas për shkak të situatës së koronavirusit. Sipas AAC-së, fluturimet do të ndërpriten në disa nga aeroportet që janë në “zonën e kuqe” të shpallur nga qeveria italiane, ku janë regjistruar numër i madh të prekurish nga koronavirusi.

Njoftimi i AAC-së: 

Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë. Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

• Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
• Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
• Aeroporti Bologna (BLQ)
• Aeroporti Firenze (FLR)
• Aeroporti Genoa (GOA)
• Aeroporti Perugia (PEG)
• Aeroporti Pisa (PSA)
• Aeroporti Rimini (RMI)
• Aeroporti Venezia (VCE)
• Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

Ndryshe, Mbrëmë pas mesnate, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë njoftoi se janë shënuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri./GazetaSinjali/