image Përhapja e koronavirusit - Reperi nga Shqipëria mbyll lokalin

Bota e Yjeve

Siguri/ Përhapja e koronavirusit – Reperi nga Shqipëria mbyll lokalin

news image

Virusi vdekjeprurës korona i cili është përhapur në më shumë se 80 vende të botës ka arritur edhe në Shqipëri dhe tashmë ka marrë jetën e një gruaje, ndërsa janë infektuar 15 të tjerë.

Si shumë të tjerë, edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy ka vendosur që të mbyllë lokalin e tij në Durrës, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ai tha se biznesi i tij s’do të punojë deri në një njoftim të dytë.

Ndryshe, shumë prej artistëve kanë qenë të detyruar të anulojnë koncertet në mënyrë që të mos mblidhen shumë njerëz në një hapësirë./GazetaSinjali/

https://www.instagram.com/p/B9mpYTEpOfP/?utm_source=ig_embed