Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka njoftuar se falja e namazit të Xhumasë do të anulohet për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.
KMSH përmes një postimi në Facebook ka kërkuar mirëkuptimin e besimtarëve në respektimin e këtij vendimi.
“Kërkojmë mirëkuptimin e besimtarëve në respektimin e masave të marra, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit është një obligim fetar për të gjithë besimtarët”, thuhet në postimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka falënderuar KMSH-në duke thënë se “Ky është jo vetëm vendimi i duhur në kohën e duhur, por edhe mesazhi më kuptimplotë që komuniteti musliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptar”./GazetaSinjali/