Kolonat po vazhdojnë të mbesin problem serioz në kryeqytet. Pritjet e gjata për të hyrë apo për të dalë nga Prishtina, janë një problem tash e një kohë. Pothuajse si çdo fundjavë tjetër, situatë e njëjtë po ndodh edhe sot, raporton Gazeta Sinjali.
Madje, siç raporton sinjalizuesi i Sinjalit, sot në Veternik, kur jemi në prag të festës së ndërrimit të moteve, kolonës së zakonshme i janë shtuar edhe disa kilometra.
Në pamjet e dërguara, kësaj kolone në hyrje të Prishtinës nuk i shihet fundit.