LDK dhe VV kanë përfunduar për sot takimin e tyre të radhës në përpjekje për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.
Besian Mustafa, zëdhënësi i LDK-së, nuk ka pranuar të jap asnjë detaj se çfarë kanë biseduar, si dhe nëse ka pasur përafrime mes dy partive politike, për një marrëveshje të mundshme të koalicionit.
E gjitha çfarë ka thënë ai është se nesër do të takohen përsëri, pa treguar as orën dhe as datën e saktë.
“Nesër do ta kemi një takim tjetër, për të gjitha informacionet e tjera do të informoheni”, ka deklaruar Mustafa./Gazeta Sinjali/