Ka përfunduar takimi në Berlin për rihapjen e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Tanjug, ky takim i organizuar nga ambasadori Richard Grenell ka zgjatur më shumë se tre orë, por ende nuk dihen detajet.
Ndërkaq ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka autorizuar dy persona për t’i negociuar detajet në Berlin rreth marrëveshjes hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Emrat e dy zyrtarëve që e përbëjnë delegacionin kosovar janë: Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugor./ Gazeta Sinjali