Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të Lëvizës Vetëvendosjes dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte mbajtur në prezencë të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it.
Ambasadorët e shteteve të Quint-it, janë parë duke u larguar nga takimi, ndërsa nuk kanë komentuar aspak se çfarë ka ndodhur në këtë takim.
Ambasadori i Gjermanisë, duke u larguar nga takimi ka thënë se nuk e komenton takimin se cfarë ka ndodhur.
“Ne nuk e komentojmë se për çfarë është biseduar për shkak se nuk kemi qenë ndërmjetësues në këtë takim”, ka deklaruar shkurt ai para mediave.
Gjithashtu behet e ditur se në objektin e Kuvendit të Kosovës janë duke qëndruar ende përfaqësuesit e LDK-së dhe VV-së, ndërsa nuk dihet nëse është arritur marrëveshja./Gazeta Sinjali/