image Përfundon seanca ndaj Molliqajt, pritet vendimi

Drejtësi

Përfundon seanca ndaj Molliqajt, pritet vendimi

news image

Ka përfunduar seanca ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka dalë sot para Gjykatës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Mirëpo, vendimi për caktimin e paraburgimit do të merret brenda pak orëve.

Avokati i Molliqajt, Arbër Rexha tha se kërkesa për caktimin e paraburgimit është e paligjshme.

Mundem me ju konfirmu se seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbyllë, tash presim nxjerrjen e vendimit nga gjykata. Çka mund të them për rastin, është ajo që përveç që konsiderojmë se kërkesa për caktimin e paraburgimit është e paligjshme, konsiderojmë që edhe arrestimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme, ngase nuk janë përfill dispozitat ligjore, të cilat janë të parapara me Kod të Procedurës Penale“, tha avokati Rexha.

Zëdhënësi i PSD-së, Dren Kukaj, ka thënë para mediave se presin lirimin e liderit të tyre.

Molliqaj u arrestua, të martën, duke hyrë në studiot e një televizioni ku ishte i ftuar.

/GazetaSinjali/