Me dy gola epërsi ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Gjithsesi, kjo epërsi do të ishte edhe më e thellë nëse Kosova do t’i shfrytëzonte rastet që i kishte në 45 minutat e parë.
Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Florent Hadergjonaj kishin mundësi që të realizonin edhe më shumë gola.
Golin e parë e shënoj Amir Rrahmani pas një rivënie nga këndi. Ndërsa golin e dytë e realizoj Vedat Muriqi pas një kundërsulmi të shpejtë të Kosovës dhe një reagimi jo të mirë të portierit./Gazeta Sinjali/