image Përfundon pjesa e parë e lojës Kosovë - Suedi, kishim shumë raste

Futboll

Sport/ Përfundon pjesa e parë e lojës Kosovë – Suedi, kishim shumë raste

news image

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Suedisë dhe Kosovës me rezultat të barabartë 0:0.

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke zhvilluar një ndeshje tejet të mirë, anipse në formacionin bazë janë shumë lojtar të rinj, të cilët më parë nuk kanë pasur fatin të luajnë për Kosovë.

Gjatë 45 minutave të parë, Kosova pati disa raste tejet të mira shënimi, por që nuk arriti ta gjej dot golin e epërsisë, ndërsa Suedia arriti të realizoj një gol I cili u anulua për pozicion jashtë loje.

Flamur Kastari dhe Fidan Aliti dështuan të shënonin golin e parë për Kosovën pas rasteve të mira të cilat i kishin para portës kundërshtare.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë në histori që zhvillohet mes këtyre dy kombëtareve./Gazeta Sinjali/