Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i numërimit të votave me postë, të cilat kanë ardhur në Kosovë nga qytetarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Sipas rezultateve, shumicën dërrmuese të këtyre votave e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 72.94%, që përkthehet në 60,003 vota.
Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.01%, ose 9,881 vota, ndërsa në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 8.21%, ose 6,758 vota.
Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4.19%, ose 3,444 vota.
Këto vota kanë ndikuar edhe në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës, duke i shtuar Lëvizjes Vetëvendosje 5 mandate deputetësh krahasuar me rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas kësaj llogaritjeje, PDK-së i takojnë 22 mandate, LDK-së 18 mandate, ndërsa AAK-së 7 mandate.
Ndërkohë, procesi ende nuk është përmbyllur plotësisht, pasi mbeten pa u numëruar edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!