image Serbi kalon Urën e Ibrit për të “votuar” në Mitrovicë të Jugut, Policia e Kosovës i flet vetëm shqip dhe e kthen mbrapsht

Kosovë

Serbi kalon Urën e Ibrit për të “votuar” në Mitrovicë të Jugut, Policia e Kosovës i flet vetëm shqip dhe e kthen mbrapsht

news image

Një grup serbësh ishin nisur sot nga veriu i Mitrovicës për në jugun e saj.

Njëri nga ta tha se duan të votojnë në referendum përmes postës që gjendet në këtë pjesë të qytetit.

Por u kthyen prapa nga policët e Kosovës, të cilët komunikuan me ta vetëm në gjuhën shqipe.

Madje kur shtetasi serb u afrohet atyre, ua zgjat dorën, por kryepolici kosovar refuzon ta bëjë të njëjtën gjë, duke bërë një hap prapa./GazetaSinjali/