image KQZ i fton qytetarët e veriut që jetojnë jashtë të aplikojnë për regjistrim e votim me postë

Politikë

KQZ i fton qytetarët e veriut që jetojnë jashtë të aplikojnë për regjistrim e votim me postë

news image

Të gjithë qytetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së periudha e aplikimit e regjistrimit për votim përmes postës është nga data 26 deri me 30 nëntor.

Më tej KQZ-ja njofton se të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

/GazetaSinjali/