image Fillon votimi përmes postës për zgjedhjet në veri

Politikë

Fillon votimi përmes postës për zgjedhjet në veri

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë aplikuesit e regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, se ka filluar periudha e votimit përmes postës dhe përfundon më 16 dhjetor 2022.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se në fletëvotimin për kryetar komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Ndërsa sipas KQZ-së fletëvotimin me emrat e subjekteve politike dhe kandidatëve dhe të gjitha informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/.

Fletëvotimet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 16 dhjetor 202, njofotn Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

/GazetaSinjali/