image Rivotimi në Dragash/ Nga KQZ tregojnë se sa fletëvotime me postë kanë arritur deri tani

Rivotimi në Dragash/ Nga KQZ tregojnë se sa fletëvotime me postë kanë arritur deri tani

news image

Deri sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime, për përsëritjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin, Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.

Elezi tha se pranimi i këtyre pakove ka filluar më 29 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 13 dhjetor.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri këtë të hënë, KQZ ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”, ka deklaruar Elezi.

Të drejtë vote përmes postës në këtë raund të zgjedhjeve në Komunën e Dragashit, e kanë vetëm 1 mijë e 90 votues, të cilët zëdhënësi i KQZ-së tha se janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021./GazetaSinjali/