Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në KQZ janë duke u numëruar votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta për rundin e dytë të zgjedhjeve komunale, i cili u mbajt në 21 komuna të vendit më 14 nëntor të këtij viti.
Deri tani ka përfunduar numërimi i votave në komunat: Prishtinë, Istog, Klinë, Junik, Kllokot, Gjilan, Fushë-Kosovë dhe Shtime, Dragash, Gjakovë, Drenas, Kamenicë dhe Vushtrri.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në KQZ, Florian Dushi, ka bërë të ditur se Përparim Rama është përfundimisht kryetari i ri i Komunës së Prishtinës.
Sipas tij, Rama në këto zgjedhje mori 41 mijë e 653 vota, duke mposhtur kështu kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë, i cili mori 40 mijë e 28 vota./GazetaSinjali/