Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në KQZ ka përfunduar numërimi i votave me kusht në shtatë komuna të vendit, në të cilat u zhvillua rundi i dytë i zgjedhjeve lokale të dielën, raporton Gazeta Sinjali.
Komunat në të cilat përfundoi numërimi janë: Istog, Klinë, Junik, Kllokot, Gjilan, Fushë-Kosovë dhe Shtime.
Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së mori 148 vota me kusht, ndërkaq Bekë Berisha i AAK-së 145 sosh.
Në Klinë, Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 89 vota, kurse 74 vota mori Esat Raci i PDK-së.
Në Junik, Ruzhdi Shehu i LDK-së mori 23 vota me kusht, ndërsa Agron Kuçi i AAK-së ka marrë 22 vota.
Në Kllokot, Lista Serbe ka marrë tetë vota krahas shtatë sa ka marrë SNS.
Në Gjilan, Lutfi Haziri ka grumbulluar 285 vota me kusht, kurse Alban Hyseni ka marrë 278 vota.
Në Fushë-Kosovë, Burim Berisha i LDK-së ka marrë 151 vota, teksa 92 ka marrë Enver Bajçinca i VV-së.
Ndërkaq, në Shtime, Naim Ismajli i PDK-së mblodhi 104 vota, krahas Qemajl Aliut të VV-së i cili ka marrë 67 vota./Gazeta Sinjali/