Pas përfundimit të rezultateve me kusht, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 7 mijë e 152 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 330 vota.
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, në vendin e tretë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 892 vota, ndërsa AAK-PSD kanë mbledhur 3 mijë e 190 vota, e në fund koalicioni Nisma-AKR-PD kanë mbledhur 1401 vota.
Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578.
Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127.
Pra, do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819./Gazeta Sinjali/