Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave edhe për Komunën e Prizrenit për zgjedhjet parlamentare të mbajtura gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të publikuara në webfaqen e këtij komisioni, Lëvizja Vetëvendosje prin edhe në Prizren me gjithsej 28 mijë e 975 vota apo 45.58 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 10 mijë e 659 vota apo 16.77 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 6 mijë e 164 vota ose 9,7 për qind.
Ndërkaq, KDTP ka marrë rreth 5% të votave.
Ky rezultat nuk përfshin votat e diasporës dhe ato me kusht./Gazeta Sinjali/