Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në KQZ ka përfunduar numërimi i të gjitha votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçantë për balotazhin e që u mbajt këtë të dielën, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat i takonin raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajtën më 14 nëntor”, ka thënë Elezi.
Më poshtë mund të gjeni rezultatet për secilën komunë: