Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur pas intervistimit të tij nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, ai nuk ka pranuar të zbulojë detaje rreth këtij procesi, duke thënë se kjo përcaktohet me ligj.
“Deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të ndaj asnjë informacion. Kështu e përkufizon ligji dhe unë dua që ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, atëherë mund të flasim”, tha ai.
Ahmeti i cili u intervistua si dëshmitar, tha se mund të flasë vetëm për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut.
“Sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim. Isha i ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Nëse keni ndonjë pyetje për zhvillimet në Maqedoni, mund të flas.
Intervistimi i tij sot zgjati më shumë se 6 orë, dy orë më pak se dje./Gazeta Sinjali/