Mëngjesin e së hënës numër i madh i qytetarëve ia kanë mësyrë komunës së Prishtinës për t’u pajisur me dokumente.
Pas grevës një muajshe në të shpallur nga BSPK-ja të gjitha shërbimet në komunë mund të kryhen nga 3 tetori.
Izet Sejdiu, tha që para dy javëve nuk ka mundur të pajiset me një ekstrat të lindjes për shkak të grevës, kurse gjatë së hënës këtë shërbim e ka kryer shumë shpejt.
“Erdh sot një ekstrat të lindjes me nxjerrë, 2, 3 minuta nuk prita çdo gjë shkoj në rregull. Ka përfunduar greva, jam kanë para dy jave aty s’kanë punuar, sot ishte perfekt dhe çdo gjë në rregull”, tha Sejdiu.
Edhe Imir Dida tha që për shkak të grevës ai nuk kishte mundur ta regjistronte vajzën e sapolindur, mirëpo këtë shërbim nga administrata ai e morri brenda 5 minutave, raporton eo.
“Erdha me regjistruar vajzën, pasi patëm grevë që shtatë javë me duket, ma në fund mu dashtë me regjistruar, isha në spital me regjistruar, me detyruan me ardhur këtu, edhe erdha këtu brenda pesë minutave veç e përfundova”, tha ai.