image Përfundon faza e 1/8-ës së finales në “Carabao Cup”/ ja rezultatet

Futboll

Përfundon faza e 1/8-ës së finales në “Carabao Cup”/ ja rezultatet

news image

Është përmbyllur faza e 1/8-ës së finales së “Carabao Cup”, transmeton Sinjali Sport.

Dje u mësuan tre çerekfinalistet e para, derisa sot janë mësuar edhe pesë tjerët.

Ndeshja më interesante e natës ishte ajo në mes West Hamit dhe Manchester Cityt.

Londinezët eliminuan përmes penaltive skuadrën citizense me rezultat 5-3.

Liverpoli po ashtu luajti sot, ku me lehtësi u kualifikua tutje, pasi e mposhti Prestonin me rezultat të pastër 0-2.

Minamino dhe Origi realizuan golat e ndeshjes për të kuqtë.

Tottenhami e eliminoi Burnleyn me rezultat minimal 0-1 në udhëtim.

Sikuese takimi West Ham – Man City edhe ai në mes Leicesterit dhe Brightonit vendosi fituesin me penalti.

Dhelprat fituan përmes penaltive me rezultat 4-2.

Brentfordi u kualifikoi pasi fitoi 1-2 në vizitë ndaj Stoke Cityt. /Gazeta Sinjali Sporti/