Rrugët “Pashko Vasa”, “Mujo Ulqinaku” dhe “Lorenc Antoni” në lagjen “Pejton” të kryeqytetit, kanë përfunduar së asfaltuari sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se në ditët e ardhshme do të përfundojnë edhe trotuaret.
“Sot kanë përfunduar asfaltimet në rrugët “Pashko Vasa, “Mujo Ulqinaku” dhe “Lorenc Antoni”. Punimet po vazhdojnë dhe pas përfundimit të rikonstrukimit të tërësishëm të rrugës. Qarkullimi do të jetë më i sigurtë për të gjithë pjesëtarët në komunikacion. Në ditët në vijim do të përfundohen edhe trotuaret dhe do të jenë të gatshme për t’u shfrytëzuar”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/