image Përfundojnë në pranga dy persona të kërkuar nga policia

Kosovë

Përfundojnë në pranga dy persona të kërkuar nga policia

news image

Policia e Kosovës ia ka arritur që t’i arrestojë dy persona që po kërkoheshin tash e një kohë për ta vuajtur dënimin, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri nga të kërkuarit u gjet në Merdare, urdhërarrest për të cilin kishte lëshuar Gjykata Themelore në Gjakovë.

Sipas një burimi të Gazetës Sinjali në polici, ai është dërguar në Stacionin e Policisë në Gjakovë për procedura të mëtutjeshme.

Arrestimi tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, i ka thënë ky burim Gazetës Sinjali, i cili gjithashtu ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit në burgun e Gjilanit.

/Gazeta Sinjali/