image Përfundimtare: Mbappe e refuzon Real Madridin, rinovon me PSG-në

Futboll

Përfundimtare: Mbappe e refuzon Real Madridin, rinovon me PSG-në

news image

Kylian Mbappe ka marrë vendimin e rëndësishëm të karrierës së tij.

Mbappe ka vendosur që ta rinovojë kontratën me PSG-në, duke e refuzuar Real Madridin, konfirmon eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio.

Di Marzio thekson se tashmë nuk ka dyshime, Mbappe do ta rinovojë kontratën me parisienët.

Pavarësisht se kishte marrëveshje verbale me madrilenët, sidoqoftë 23-vjeçare është bindur nga “pushteti” i ofruar nga klubi i francez.

Vendimin ai pritet ta bëjë publik gjatë ditës së sotme.

/GazetaSinjaliSport/