image Përfshihet nga zjarri një pjesë e qendrës tregtare 'Abi Center' në Prizren

Siguri

Përfshihet nga zjarri një pjesë e qendrës tregtare ‘Abi Center’ në Prizren

news image

Dje është raportuar në Policinë e Kosovës se një pjesë e objektit të qendrës tregtare Abi Center në rrugën “Rifar Ukimeri” në Prizren është përfshirë nga zjarri.

Sinjali mëson se zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar nga ky incident, por vetëm dëme materiale.

/GazetaSinjali/